Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, nuk dëshiron të pensionohet edhe për një kohë të gjatë.
“Rrugëtimi im ende nuk ka përfunduar. Cristianon do ta shihni edhe për një kohë të gjatë në futboll”, ka thënë sulmuesi portugez të martën mbrëma në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Portugalisë, që e nderoi atë si golashënuesin më të mirë.
“Dua të jem në Kupën e Botës 2022 dhe në Kampionatin Evropian 2024. Jam shumë i motivuar dhe me ambicie”, ka thënë Ronaldo, i cili ka shënuar 117 gola në 189 ndeshje me Portugalinë.
Me dy golat e shënuar kundër Irlandës në shtator të vitit 2021, Ronaldo e kaloi Ali Daein e Iranit që kishte 109 gola të realizuar në nivel përfaqësuesesh.