Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo dhe Maguire debatojnë për shiritin e kapitenit

Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire janë përfshirë në një konflikt rreth shiritit të kapitenit te Manchester Unitedi.

Maguire, sipas mediave angleze, po heziton të heqë dorë nga shiriti i kapitenit për pjesën tjetër të sezonit.

Kjo nuk i ka pëlqyer yllit portugez që thuhet se është shfaqur i pakënaqur me udhëheqjen e Maguiret si kapiten.

Madje, Ronaldo në dhomat e zhveshjes ka pasur edhe debat me mbrojtësin.

Kapiteni i Unitedit, Maguire, thuhet se ndihet gjithnjë e më i dëmtuar nga ndikimi i madh i Ronaldos në dhomën e zhveshjes, veçanërisht me lojtarët më të rinj.

Madje 37-vjeçari thuhet se ka kërkuar nga trajneri Ralf Ranginck të vendosë për shiritin e kapiteni.