Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësit Maguire i merret shiriti i kapitenit

Harry Maguire nuk do të jetë më kapiten i skuadrës së Manchester Unitedit, edhe nëse ai vendos të qëndrojë në skuadër.

Mbrojtësi anglez e pati rolin e kapitenit të parë te “djajtë e kuq” në edicionin e kaluar, pavarësisht se më vonë e humbi vendin në formacionin titullar.

Për 30-vjeçarin është folur shumë se mund të largohet në drejtim të Tottenhamit, Newcastlet apo West Ham Unitedit.

“The Sun” ka shkruar të dielën se shiriti i kapitenit i është marrë dhe tani mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te ekipi i madh.

Bruno Fernandes pritet ta marrë detyrën e kapitenit në skuadër.

Fernandes pati rol të rëndësishëm në fushë te “djajtë e kuq” në edicionin e kaluar.