Harry Maguire do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Klubi anglez ka mohuar raportet se mbrojtësi Maguire do t’i bashkohet Aston Villas gjatë këtij muaji, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën. Maguire është kapiten i Unitedit dhe nuk është nxjerrë në shitje nga klubi gjatë këtij muaji, përkundër faktit që këtë sezon e ka humbur vendin e titullarit në ekip.
Tek Unitedi llogaritin në 29-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2025, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Këtë sezon, Maguire ka në total 13 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat, ndërsa në kampionat ka luajtur vetëm shtatë ndeshje. Ai është pjesë e Unitedit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Leicester City.