Marca raporton se Cristiano Ronaldo do ta shqyrtojë mundësinë që të transferohet te PSG-ja kur të vjen koha e takimit me presidentin e Realit, Florentino Perez.
Portugezi ende e dëshiron largimin nga Real Madridi dhe takimi me Perezin do të mbahet pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, transmeton Koha.net. Dhe Marca raporton se Ronaldo preferon transferimin te gjiganti francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSG-ja do të bëjë ofertë rreth 200 milionë euro që pritet të jetë e vështirë për Realin që ta refuzojë.
Por, PSG-ja nuk është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për shërbimet e tij, për të ka oferta edhe nga Kina, por që pritet të refuzohet nga portugezi që dëshiron të mbetet në Evropë.