Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Romero do të transferohet në Angli

Qendërmbrojtësi argjentinas Cristian Romero do të largohet nga skuadra e Atalantas për ta vazhduar karrierën në Premier League. “Sky Sport” ka raportuar të premten se Romero do t’i bashkohet skuadrës së Tottenhamit që tashmë ka arritur marrëveshje me Atalantan.

Për kartonin e Romeros, Tottenhami do të paguajë 50 milionë euro me bonuse.

Me ekipin anglez, Romero do të firmos kontratë deri në verën e vitit 2026. Edicionin e shkuar, Romero ishte njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin italian.