Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Romario kërkon të udhëheqë futbollin në Brazil

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit dhe fituesi i kupës së botës, Romario, ka thënë të mërkurën se po planifikon të kandidojë për president të Federatës së Futbollit të Brazilit, e cila kohët e fundit është goditur nga skandalet e korrupsionit.

Romario 51-vjeçar, që tash është senator dhe ka drejtuar hetimet për korrupsion në futbollin brazilian, synimet e tij i ka bërë të ditura katër ditë pasi presidenti i federatës Marco Polo del Nero mori një suspendim prej 90 ditësh nga Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA), transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Del Nero është duke u hetuar në Brazil për thyerje të kodit etik. Ai së bashku me dy paraardhësit e tij, Ricardo Teixeira dhe Jose Maria Marin, janë po ashtu të akuzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për skandalin më të madh të korrupsionit në historinë e futbollit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)