Qendërmbrojtësi Alessio Romagnoli pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit pas përfundimit të sezonit aktual.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten, se Romagnoli verën e ardhshme do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë, pasi Milani nuk ia ka ofruar rinovimin e kontratës për shkak se 26-vjeçari po kërkon pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.
Me transferimin e Romagnolit, te Juventusi do të jenë në gjendje ta nxjerrin në shitje holandezin Matthijs De Ligt, i cili ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh.
Artikuj të ngjashëm