Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio me ofertë për Romagnolin

Alessio Romagnoli pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Lazios për sezonin e ardhshëm.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të shtunën se krerët e Lazios tashmë i kanë bërë ofertë zyrtare mbrojtësit Italian.

Thuhet se Lazio i ka ofruar Romagnolit kontratë katërvjeçare që parimisht e ka pranuar. Romagnoli te Lazio do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Milanin i skadon në verë. Ai tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës me Milanin dhe po shqyrton ofertat tjera.

Romagnoli është kapiten i Milanit dhe këtë edicion ka një gol e një asistim në 25 paraqitje.