Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma zyrtarizon pasardhësin e Alissonit

Roma ka zyrtarizuar transferimin e portierit suedez Robin Olsen nga Copenhageni për 12 milionë euro.

Klubi italian ka bërë të ditur se 8.5 milionë euro janë paguar për 28-vjeçarin, ndërsa 3.5 milionë tjera shkojnë për bonuse, derisa Copenhagen ka 10 për qind të fitimit në rast të shitjes së tij nga Roma.

Gardiani suedez bëhet portieri numër 1 te Roma që një javë më parë shiti Alisson Beckerin te Liverpooli për 70 milionë euro.