Reprezentuesi i Suedisë, 32-vjeçari Robin Olsen, e ka lënë skuadrën e Romës dhe ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Premier Leagues, Aston Villan.
Ai në fakt, pjesën e dytë të edicionit 2021-22 e kaloi te kjo skuadër, ndërsa tani marrëveshja është bërë përfundimtare. Lajmi është konfirmuar nga skuadra angleze në sajtin zyrtar të shtunën.
Olseni u transferua te Roma nga skuadra daneze Copenhagen, në vitin 2018.
Karrierë si i huazuar bëri edhe te skuadra e Cagliarit, Evertonit, Sheffield Unitedit dhe së fundmi tek Aston Villa.
Transferimi i Olsenit thuhet se është bërë për 3.5 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm