Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pranon ofertën e Liverpoolit për Alissonin, pritet zyrtarizimi

Liverpooli është pajtuar që të paguajë 66.8 milionë funte për portierin e Romës, Alisson.

Klubi i Premier Ligës tani pritet t’i zhvillojë bisedimet me përfaqësuesin e Brazilit, raporton BBC.

25 vjeçari ka qenë në Romë për dy vjet, dhe ka luajtur 37 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, transmeton Koha.net.

Oferta e Liverpoolit, që është rreth 70 milionë euro, do të tejkalojë shumën rekorde aktuale për një portier – 53 milionë euro ka paguar Juventusi për Gianluigi Buffonin më 2001 nga Parma.