Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma vazhdon me fitore

Roma ka shënuar një tjetër fitore në Serie A të Italisë.

Roma mposhti në udhëtim Salernitanan të hënën me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit italian.

Paulo Dybala shënoi gol nga penalltia në minutën e 51-të, ndërsa për 2:0 realizoi edhe Lorenzo Pellegrini.

Ai shënoi në minutën e 66-të para se Grigoris Kastanos në minutën e 70-të ta ngushtoj rezultatin në 2:1. Roma me këtë fitore është ngritur në vendin e pestë me 35 pikë, kurse Salernitana është e fundit me 12 pikë.

Artikuj të ngjashëm