Klubi i njohur italian Roma ua ka ndalur futbollistëve të vet fotografimin me reperin e famshëm Drake deri në fund të sezonit aktual.
Kjo pasi Drake në internet po konsiderohet si “mace e zezë” për futbollistët, pasi çdo ekip lojtarët e të cilit janë fotografuar me Draken, ka pësuar humbje kohëve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rrjete sociale qarkullojnë fotografi të Draket me lojtarë të shumë ekipeve të njohura evropiane e që ato skuadra pësuan në xhirot e fundit në ndeshje vendimtare.

Tani Roma në llogarinë e saj zyrtare në versionin anglisht në Twitter ka shkruar: “Të gjithë lojtarëve të Romës u ndalohet fotografimi me Draken deri në fund të sezonit”.
Roma sivjet është e pesta në tabelë me 54 pikë, vetëm një më pak se Milani që është i katërti e që zë vendin e fundit që çon në Ligën e Kampionëve.