Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma siguron Abrahamin

Tammy Abraham pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A. Mediumet italiane, kanë njoftuar të martën se skuadra e Romës ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Abrahamit, që do të finalizohet brenda kësaj jave.

Mësohet se Roma është pajtuar t’i paguajë Chelseat 45 milionë euro për Abrahamin, i cili te ekipi italian do ta zëvendësojë Edin Xhekon që do të transferohet te Interi. Abraham ka refuzuar Atalantan dhe Arsenalin për t’iu bashkuar Romës, që udhëhiqet nga trajneri Jose Mourinho.

Abarham 23-vjeçar ka shënuar 12 gola sezonin e shkuar në 32 paraqitje për skuadrën e Chelseat.