Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma planifikon të bëjë ofertë për Vertonghenin

Roma planifikon të bëjë ofertë për transferimin e mbrojtësit belg të Tottenhamit, Jan Vertonghen, njofton “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Krerët e klubit italian Vertonghenin e kanë si “Plan B” nëse dështojnë të transferojnë mbrojtësin anglez Chris Smalling nga Manchester Unitedi.

Smalling është i huazuar te Roma dhe ka impresionuar te klubi italian. Por, Smallingu po kërkohet nga klube të ndryshme të Anglisë dhe mund të rikthehet në Premier League. Kështu që drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi është duke planifikuar për plan tjetër. Vertonghenit 32-vjeçar i skadon kontrata me Tottenhamit në verë dhe mund të transferohet pa dëmshpërblim.

Artikuj të ngjashëm