Atletico Madridi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit Jan Vertonghen. Mësohet se ekipi spanjoll tashmë ka nisur negociatat me belgun, i cili është futbollist i lirë pas largimit nga Tottenhami ditë më parë.
Atletico është i gatshëm t’i ofrojë Vertonghenit kontratë dyvjeçare, pasi pëlqehet nga trajneri Diego Simeone.
Krahas Atleticos, interesim për shërbimet e 33-vjeçarit ka treguar edhe ekipi nga Serie A, Roma.
Vertongheni është larguar nga Tottenhami pas tetë vjetësh, ku ka regjistruar mbi 300 paraqitje në të gjitha garat derisa mund të aktivizohet si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë. Ai është reprezentues i Belgjikës, kurse karrierë ka bërë edhe tek Ajaxi e Waalwijku.