Roma insiston që ta transferojë Chris Smallingun e Manchester Unitedit.
Smallingu ishte i huazuar te skuadra italiane në sezonin e kaluar dhe ka bindur Romën në një lëvizje të tillë pas paraqitjeve të mira që ka treguar.
Sipas “Goal.com”, drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar 12 milionë euro për blerjen e mbrojtësit anglez.
Smalligu u detyrua të kthehet tek Unitedi me të përfunduar koha e huazimit, duke mos mundur ta mbyllë edicionin me Romën. E ardhmja e tij mbetet e paqartë edhe pas deklaratave të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili kishte thënë se Smallingu ka pasur paraqitje shumë të mira dhe se është i vlefshëm për Manchester Unitedin. Kontrata me klubin anglez i skadon në vitin 2022.