Skuadra e Romës po synon ta mbajë qendërmbrojtësin Chris Smalling, të cilin e kishte huazuar edicionin e shkuar nga Manchester Unitedi.
Mësohet se Roma i ka ofruar Manchesterit 17 milionë euro për blerjen e Smallingut, i cili nuk bën pjesë në planet e ekipit nga Premier League, transmeton KOHA.
Smalling edicionin e fundit ka pasur paraqitje të mira te Roma, ku ka regjistruar 37 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar tri gola.
Te Roma janë në negociata me Manchesterin për blerjen e 30-vjeçarit, ndonëse anglezët po kërkojnë të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë.
Në garë për transferimin e Smallingut është edhe Newcastle United.