Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pas Susos

Roma raportohet se është takuar me agjentin e Susos, teksa e sheh lojtarin e Milanit si një alternativë potenciale të Malcom.

Kryeqytetasit italian kishin arritur marrëveshjen me Bordeaux për të blerë Malcomin, por Barcelona ia ka rrëmbyer në fund lojtarin.

Drejtori sportiv Monchi është akoma në kërkim të një sulmuesi të djathtë dhe calciomercato.com raporton se ai është takuar me agjentin e Susos, Alessandro Lucci ditën e diel.

Spanjolli ka një klauzolë lirimi 38 milionë euro, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë dhe e vlefshme deri më 15 korrik.

Kuqezinjtë duan rreth 40 milionë euro për lojtarin, por për momentin Roma nuk është gati të bëjë një ofertë.

Alternativat e tjera janë Bailey i Leverkusenit, Neres i Ajax, Oyarzabal i Real Sociedad, Forsberg i RB Leipzig dhe Berardi i Sassuolos.

Artikuj të ngjashëm