Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma mund ta shkarkojë trajnerin Fonseca

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca mund të shkarkohet shkaku i rezultateve të dobëta.

Sipas mediave italiane drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritur këtë sezon.

Drejtuesit e klubit të Romës, thuhet se i kanë bërë të ditur trajnerit se do të largohet në fund të sezonit në rast se skuadra nuk siguron një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Roma aktualisht pas 27 xhirove është në pozitën e gjashtë me 50 pikë.