Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma mohon lajmin se Mourinho është afër shkarkimit

“Il Corriere dello Sport” ka shkruar se Roma është e gatshme ta shkarkojë Jose Mourinhon dhe ta emërojë për trajner Hansi Flickun, nëse “giallorossët” mposhten nga Cagliari të dielën.

Mourinho nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin me skuadrën e tij.

Ai ka fituar dy ndeshje në Ligën e Evropës, por në Serie A ka arritur ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e para.

Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Megjithatë, lajmi për shkarkimin e Mourinhos në rast të një tjetër disfate, është mohuar të shtunën.

“ANSA” ka raportuar se lajmi nuk është i vërtetë, pasi klubi nuk ka menduar për shkarkimin e portugezit dhe as nuk ka kontaktuar me Flickun.