Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka shënuar në fund për ta vazhduar serinë pozitive pa disfata në garat evropiane, në duelet e zhvilluara në shtëpi.
Të enjten, Roma barazoi me Bodo/Glimtin 2:2.
Në 20 ndeshjet e fundit, skuadra romake e ka pësuar vetëm një disfatë.
Sidoqoftë, Roma ishte dy herë në disavantazh por nuk u dorëzua asnjëherë.
Solbakken në fund të pjesës së parë shënoi për epërsinë e vizitorëve. Në minutën e 54-të, El Shaarawy i barazoi shifrat, por Botheim i mysafirëve shënoi për 2:1 në minutën e 65-të.
Shpëtimtar i Romës ishte Ibanez që shënoi në minutën e 84-të.
Edhe
Roma fiton një pikë me gol të minutës së 98-të
Roma në Grupin C renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, një më pak se norvegjezët e Bodo/Glimtit. Zorya ka gjashtë pikë në vendin e tretë, ndërsa CSKA Sofia ka një pikë në vendin e fundit.
Marash Kumbulla ishte në bankën rezervë te skuadra e Romës.