Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma kthehet te fitorja në Serie A

Roma e drejtuar nga tekniku portugez, Jose Mourinho, është kthyer te fitorja në elitën e futbollit italian. Roma të dielën në mbrëmje fitoi në “Stadio Olimpico” me rezultatin 3:1 përballë Udineses.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 13-të. Vendësit, që në xhiron e kaluar barazuan pa gola në derbin me Lazion, kaluan në epërsi në minutën e 20-të me Gianluca Mancinin, që u asistua nga Paulo Dybala.

Florian Thauvin i barazoi shifrat në minutën e 57-të, por ishte Dybala që shënoi për 2:1 pas bashkëveprimit me Romelu Lukakun, në minutën e 81-të. Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e realizoi Stephan El Shaarawy, në minutën e fundit. Roma pas 13 ndeshjeve ka 21 pikë dhe ka kaluar në vendin e pestë, kurse Udinese mbetet me 11 pikë.

Artikuj të ngjashëm