Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma lëshon pikë të rëndësishme në shtëpi

Roma ka lëshuar pikë të rëndësishme në shtëpi të hënën mbrëma. Roma në stadiumin “Stadio Olimpico” barazoi 2:2 me Salernitanën, në ndeshjen që i takoi javës së 36-të të Serie A. Antonio Candreva shënoi i pari në minutën e 12-të, ndërsa Stephan El Shaarawy barazoi shifrat në minutën e 47-të.

Salernitana sërish ishte në epërsi në minutën e 54-t me golin e shënuar nga Boulay Dia, ndërsa Nemanja Matiq shënoi në minutën e 83-të golin e barazimit për Romën. Roma nga 36 ndeshje ka fituar 60 pikë, kurse Salernitana është në vendin e 15-të me 39 pikë.