Roma është kthyer te fitorja në Serie A. Të dielën në “Olimpico”, kryeqytetasit mposhtën Empolin me rezultatin 2:0.
Pjesa e parë u dominua nga vendasit që shënuan një gol. Në minutën e 42-të, Lorenzo Pellegrini, shënoi për 1:0, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në 45 minuta e dytë. Në minutën e 48-të Henrikh Mkhitaryan dyfishoi epërsinë.
Te Empoli në minutën e 46-të u inkuadrua mesfushori, Nedim Bajrami. Në bankën rezervë te kjo skuadër ishin Samir Ujkani dhe Kristjan Asllani. Marash Kumbulla përcolli nga stoli fitoren e Romës.
Artikuj të ngjashëm