Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma kërkon ta mbajë Zaniolon

Nicolo Zaniolo ka lënë prapa lëndimin e pësuar dhe është rikthyer në mënyrën më të mirë te skuadra e Romës.

Forma e mirë në tri ndeshjet e këtij edicioni ka bërë që mesfushori të jetë titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.

Të martën, mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi kryeqytetas po synon t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit.

22-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2024. Klubi “verdhekuq” thuhet se do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me kushte më të mira për ta bindur Zaniolon të mbetet në kryeqytet.

Zaniolo në sezonin e ri i ka tri paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Artikuj të ngjashëm