Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, Danny Drinkwater, i cili këtë edicion ka vetëm një paraqitje dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri.
Mediumet italiane kanë raportuar se trajneri i ri i Romës, Claudio Ranieri po kërkon transferimin e mesfushorit 29-vjeçar, me të cilin ka fituar titullin e kampionit në Premier League te Leicester City, transmeton koha.net.
Drinkwater në verën e vitit 2017 iu bashkua Chelseat, ekip me të cilin fitoi edhe një titull kampioni. Drinkwater me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2022.
Ai karrierë ka bërë edhe te Barnsley, Manchester Unitedi, Watfordi, Cardiffi e Huddersfieldi. Kartoni i tij, vlerësohet rreth dhjetë milionë euro, shumë që ekipi italian është i gatshëm ta paguaj.