Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rënia e madhe e lojtarit që kushtoi 35 milionë funte

Me t’iu bashkuar Burnleyt, Danny Drinkwater bëri atë që bëjnë futbollistët. Postoi në rrjetet sociale.

“Koha për të kthyer karrierën në binar dhe të kthej dashurinë për lojën”, kishte shkruar ai.

Ajo ishte përshtypja edhe e atyre që kishin punuar me të te Chelsea.

Ky ishte një lojtar që e kishte humbur dashurinë për futbollin, një mesfushor që kishte kaluar në periudhë të vështirë, ndonëse merrte një pagesë të majme, nga 100 mijë funte në javë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Drinkwater shtyu fort për të siguruar një transferim të madh te Chelsea në vitin 2017. Ai i kishte bërë kërkesë Leicester Cityt që ta transferonte dhe dëshira iu realizua.

Drinkwater ishte 27-vjeçar në atë kohë dhe mund të ketë vlerësuar se vitet me trofe të shumtë po e presin para.

Ai kishte fituar Premier Leaguen në vitin 2016 me Leicesterin, luajti për Anglinë dhe siguroi një transferim 35 milionë funte te Chelsea, duke u bashkuar atje me N'Golo Kanten. E gjitha ishte mirë në botën e Drinkwaterit.

Edhe Drinkwater tërhiqet nga futbolli aktiv Sport Drinkwater tërhiqet nga futbolli aktiv

Më pas erdhën rrëmuja, zhgënjimi dhe konfuziteti.

Chelsea arriti në finale të Ligës së Evropës në stinorin 2018-19 dhe la një vend bosh në bankën rezerviste në ndeshjen finale ndaj Arsenalit. Drinkwaterit madje nuk iu besua as për të zënë një ulëse në bankinë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)