Mesfushori anglez Danny Drinkwater pritet të qëndrojë te Chelsea, pasi ka dështuar të gjejë një skuadër të re, raportoi "Evening Standard" të mërkurën.
Drinkwater 29-vjeçar ka dështuar të lërë gjurmë te Chelsea që nga transferimi nga Leicester City në vitin 2017 për 38 milionë euro.
Ai pati vetëm një paraqitje si zëvendësues stinorin e kaluar dhe kjo në ndeshjen për Superkupën e Anglisë.
Drinkwater është përfshirë në ndeshje në fazën para-sezonale nga trajneri i ri i Chelesat, Frank Lampard.
Mesfushori qendror ishte një nga shtyllat kyç te Leicester City, duke e fituar titullin e kampionit të Anglisë në stinorin 2015\16.
Ai po ashtu ka tri ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë.
Artikuj të ngjashëm