Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma interesohet për Sabitzerin

Marcel Sabitzer

Roma ka shprehur interesim për mesfushorin e Bayernit, Marcel Sabitzerin.

“Gazetta dello Sport” ka bërë të ditur se Sabitzer te Roma po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Bayerni tashmë e ka nxjerrë në shitje Sabitzerin dhe për ta lënë të lirë po kërkon rreth 15 milionë euro.

Sabitzer iu bashkua Bayernit vitin e shkuar nga Leipzigu, por nuk ka arritur ta bindë me paraqitjet e tij.