Roma është e interesuar ta transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Sergino Dest, raporton “Corriere dello Sport”.
Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të largohet nga “Camp Nou” gjatë muajit qershor, pasi spanjoll dëshiron të ulë edhe më shumë shpenzimet. Dest pëlqen punën e Jose Mourinhos dhe një kalim te Roma është shumë i mundshëm.
21-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Edicionin aktual ka kontribuar me tri asistime në 26 paraqitje.