Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma hyn në garë për Keitan

Roma është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri, Jose Mourinho e sheh mesfushorin si përforcim ideal për pjesën e mbetur të sezonit.

Keita mund të largohet nga Liverpooli pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar këtë edicion.

Drejtuesit e klubit të Romës thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Keitas.