Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton me shumë vështirësi

Roma ka arritur fitore të rëndësishme në shtëpi të dielën, duke e mposhtur Sassuolon me rezultatin 2:1.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy në minutat shtesë.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka regjistruar ndeshjen e 1000-të në karrierë. Në pjesën e parë vendasit shënuan me anë të Bryan Cristante.

Ai shënoi për Romën në minutën e 37-të për 1:0. Në pjesën e dytë mysafirët arritën të barazonin rezultatin. Në minutën e 57-të realizoi Filip Gjuriçiq.

Pas barazimit të shifrave vendasit kërkonin të shënonin golin e fitores. Dhe në minutat shtesë El Shaarawy realizoi për 2:1, për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Roma ka dalë në vendin e parë me 9 pikë. Sassuolo është e nënta me 4 pikë.

Artikuj të ngjashëm