Sport

Roma dëshiron të transferojë Smallingun

Krerët e Romës po insistojnë në transferimin e qendërmbrojtësit anglez Chris Smalling.

Smalling është huazuar te Roma verën e kaluar nga Manchester Unitedi dhe ka impresionuar krerët e klubit italian me paraqitjet e tij. Ata po synojnë të bëjnë transferimin e plotë të tij në fund të stinorit.

Smalling është duke u kërkuar nga disa klube evropiane.

“Chris është një njeri i madh dhe profesionist i madh. Adaptimi i tij në futbollin italian ka qenë shumë i lehtë. Do të pëlqeja që Chris të qëndronte. Do të flasim. Nuk e di nëse kjo është e mundur për shkak të situatës me Manchester Unitedin, por do të pëlqeja shumë që Chris të qëndronte, pasi ai është shumë i rëndësishëm. Ai është lojtar i madh, njeri i madh me qasje të madhe”, ka thënë trajneri i Romës, Paulo Fonseca, shkruan “Sky Sports”, transmeton Koha.net.