Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma dëshiron larg ekipit kapitenin Florenzi

Sipas asaj që në mëngjesin e të shtunës raportoi gazeta italiane “Il Tempo”, Roma dëshiron që ta shesë kapitenin e ekipit, Alessandro Florenzi.

Florenzi, së fundmi, ka dëshpëruar me paraqitjet e tij dhe kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës “Giallorosse” të mendojnë për ndarjen e rrugëve me të, transmeton “Sporti në KTV”.

Skuadra të ndryshme, sidomos italiane, kanë shprehur interesim për sigurimin e shërbimeve të tij, shkruajnë mediet italiane.

28-vjeçari, me Romën, luajti në 38 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa kontribuoi me tri gola e po aq asistime.

Artikuj të ngjashëm