Skuadra e Interit po kërkon me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të djathtë të Romës, Alessandro Florenzi.
Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se Interi tashmë i ka ofruar Romës 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Florenzit, transmeton Koha Ditore.
Florenzi pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Antonio Conte, dhe është i gatshëm të largohet nga Roma. Te Interi atij i kanë ofruar kontratë katërvjeçare me një pagë vjetore prej katër milionë eurosh.
Florenzi, 28-vjeçar, është pjesë e Romës prej vitit 2012 kur u transferua nga Crotone dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Në edicionin e fundit, në 38 ndeshje, Florenti ka pasur tri gola dhe po aq asistime.
Artikuj të ngjashëm