Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter kthen sytë kah Florenzi

Foto: Reuters

Kampioni i Italisë, Interi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Alessandro Florenzi.

Mediumet në Itali, kanë shkruar të hënën se Interi po synon transferimin e Florenzit, i cili po shihet si opsion për ta zëvendësuar Achraf Hakimin, i cili do të shitet nga klubi gjatë kësaj vere për shkak të situatës financiare.

Florenzi edicionin e fundit ishte i huazuar te Paris Saint-Germaini, ekip që nuk do ta blejë kartonin e tij nga Roma për nëntë milionë euro.

Kështu që, Interi është i gatshëm ta transferojë 30-vjeçarin, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2023.

Florenzi sezonin e fundit, realizoi dy gola dhe bëri një asistim në 26 ndeshje me fanellën e PSG-së.