Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma barazon me Sassuolon

Pas humbjes në derbin lokal nga Lazio, Roma nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.

Ndeshja e xhiros së 14-të të kampionatit italian ka përfunduar me rezultatin 1:1. Tammy Abraham shënoi golin e epërsisë për Romën në minutën e 80-të.

Pesë minuta para fundit, Sassuolo barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Andrea Pinamontit. Marash Kumbulla ishte në bankën e rezervistëve te Roma. Roma renditet në vendin e pestë me 26 pikë. Sassuolo zë pozitën e 13-të me 16 pikë.