Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi Napoli – Roma mbyllet pa fitues

Napoli nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin ndaj Romës duke luajtur 1:1 të hënën mbrëma.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 33-të të Series A të Italisë.

Me këtë barazim skuadra e drejtuar nga trajneri Luciano Spalleti ka bërë një hap prapa në luftë për titullin e kampionit.

Te Napoli ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Amir Rrahmani derisa te Roma në bankën rezervë ishte Marash Kumbulla.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Lorenzo Insigne në minutën e 11-të nga pika e bardhë.

Edhe Kampioni i Italisë gabon në Parma Futboll Kampioni i Italisë gabon në Parma

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë më kërkuese ishte skuadra e Romës.

Kryeqytetasit golin e barazimit e shënuan në minutat shtesë të ndeshjes me Stephan El Shaarawy që realizoi gol të bukur për 1:1.

Me këtë barazim Napoli mban pozitën e tretë me 67 pikë, katër më pak se lideri Milani.

Roma poziconohet në vendin e pestë me 58 pikë.

Edhe Barazimi i tretë rresht i kampionit të Italisë Futboll Barazimi i tretë rresht i kampionit të Italisë

https://streamff.com/v/33828a

https://streamja.com/BOlwP