Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma arkëton pikët e plota ndaj Frosinones

Pas katër xhirove pa fitore Roma ka arritur të arkëtojë pikët e plota në Serie A, në përballjen e sotme ndaj Frosinones, 4-0.

Romakët e nisën për mrekulli përballjen e sotme, duke kaluar në epërsi në minutën e dytë përmes Underit, transmeton Koha.net.

Më pas Pastore e dyfishoi epërsinë në minutën e 28, për të asistoi Santoni. El Shaarawy në minutën e 35 shënoi golin e tretë pas asistimit nga Under.

Kurse golin e fundit shënoi Kolarov në minutën e 87.

Roma në vendin e dhjetë ka tani tetë pikë, e Frosinone në vendin e parafundit ka vetëm një pikë.