Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rojo han banane gjatë takimit ndaj Rostovit

Në përballjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Rostovit në Ligën e Evropës është parë një moment interesant, kur Marco Rojo han një banane derisa loja po zhvillohej.

Kur kishin mbetur edhe 20 minuta për të përfunduar takimit, Jose Mourinho i kishte dhënë një banane Ashley Youngit për t’ia dhënë Rojos, që e han atë në fushë, shkruan Goal.

Ky veprim i pazakonshëm i mbrojtësit argjentinas nxiti mjaft ragime qesharake të fansave në Twitter.

Unitedi u kualifikua tutje duke fituar 1-0 sonte në Old Trafford, dhe rezultati i përgjithshëm ishte 2 me 1.


Manchester United 1-0 Rostov - A Banana Treat... by jackeddine