Cristiano Ronaldo ka realizuar gol në fund të pjesës së parë, ndërsa Manchester Unitedi po barazon 1:1 në udhëtim me Atalantan, në ndeshjen e Grupit F të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo realizoi në minutën e 46-të, pas një aksioni të rrjedhshëm të Unitedit, ndërsa Atalanta kishte kaluar fillimisht në epërsi me gol të Josip Iliçiqit në minutën e 12-të. Te Atalanta në stol është Berat Gjimshiti.
Në ndeshjen tjetër të Grupit, Villarreali po kryeson 1:0 pas pjesës së parë ndaj Young Boysit. Etienne Capoue realizoi për Villarrealin në minutën e 36-të.
Edhe
Barazon Portugalia, kush tjetër pos Ronaldos