Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka kërkuar falje për shpërthimin e tij pas ndeshjes të së shtunës në Premier League kundër Evertonit.
Manchester Unitedi pësoi 1:0 nga Evertoni në “Goodison Park”, ndërsa pas ndeshjes Ronaldo derisa po shkonte në zhveshtore ia theu celularin një tifozi të Evertonit.
37-vjeçari i ka kërkuar falje tifozit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e ka ftuar atë në ndonjë ndeshje të Unitedit.
“Kurrë nuk është e lehtë të përballosh emocionet në momente të vështira si ato me të cilat po përballemi tash. Por, duhet të jemi të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për gjithë të rinjtë që e duan këtë lojë të bukur. Dua të kërkoj falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, dua ta ftoj këtë adhurues të shoh një ndeshje në ‘Old Trafford’ si shenjë ferpleji dhe sportiviteti”, ka shkruar Ronaldo.
Edhe
Policia po e heton Ronaldon për incidentin pas ndeshjes ndaj Evertonit
ICYMI: Footballer Cristiano Ronaldo reportedly sm@shes a fan’s phone after Everton defe@ted his club, ManUpic.twitter.com/CzOdtCXaQU
— Instablog9ja (@instablog9ja) April 10, 2022