Policia e Merseyside ka konfirmuar se po e heton incidentin që ndodhi pas ndeshjes mes Evertonit dhe Manchester Unitedit të shtunën, ku ylli portugez Cristiano Ronaldo akuzohet se ia theu telefonin një tifozi të Evertonit, raporton “Daily Mail”.
Ronaldo ka kërkuar falje për shpërthimin e tij në “Goodison Park” dhe ka ftuar tifozin të vijë të shohë një ndeshje në “Old Trafford”.
Ronaldo ishte i zemëruar me humbjen 1:0 të pësuar nga Unitedi.
Duke shkuar në zhveshtore ai theu telefonin e një tifozi të Evertonit.
“Policia e Merseysidet mund ta konfirmojë se po heton një incident në ndeshjen Everton Manchester Unitedit, ku është përfshirë një lojtar ndërsa po largohej nga fusha. Do të flasim me gjitha palët e përfshira”, ka shkruar Policia e Merseyside në Twitter.