Transferimi i ri i Real Madridit që kushtoi 45 milionë euro, braziliani Rodrygo është i vetëdijshëm për konkurrencën e madhe për një vend titullari, por të martën në konferencën për shtyp tha se është i gatshëm të kalojë kohë me rezervistët përpara se të shpërthejë me ekipin e parë.
Rodrygo, 18-vjeçar, vitin e shkuar pranoi t'i bashkohet Realit, pasi debutoi me ekipin e parë të Santosit, klub që ka nxjerrë lojtarë si Pele e Neymar. Megjithatë transferimi i Rodrygos nuk u kompletua deri të martën, kur braziliani u prezantua në praninë e presidentit të Realit, Florentino Perez, shkruan sot Koha Ditore.
Vitin e shkuar ai u bë lojtari më i ri që shënoi gol në Copa Libertadores. Ai mungoi në shkollë për t'i ndihmuar Santosit të mposhtë ekipin nga Uruguai, Nacional. Rodrygo i bashkohet Realit një vit pas brazilianit tjetër Vinicius Junior, i cili muajt e parë i kaloi në ekipin B të Realit në kategorinë e tretë të Spanjës përpara se të futej furishëm në ekipin e parë. Edhe Rodrygo është i gatshëm të bëjë një gjë të tillë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)