Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon Rodrygon

Rodrygo

Skuadra e Chelseat po synon edhe një transferim të madh gjatë kësaj vere. “Daily Mail” shkruan të enjten se londinezët po planifikojnë t’i sigurojnë shërbimet e brazilianit Rodrygo, i cili është pjesë e Real Madridit.

Mësohet se Chelsea është gati të ofrojë deri në 80 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2025.

Rodrygo prej vitit 2019 është pjesë e Realit kur iu bashkua nga Santosi për 40 milionë euro.

Këtë edicion, Rodrygo ka treguar paraqitje të mira për Realin, ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 10 herë në të gjitha garat. Ai ka edhe 13 ndeshje të luajtura për Përfaqësuesen e Brazilit.

Artikuj të ngjashëm