Mbrojtësi Ricardo Rodriguez ka kompletuar transferimin e tij te Torino.
Për shërbimet e tij Torino raportohet t’i ketë paguar Milanit 3 milionë euro, plus bonuset, transmeton KOHA.
Zvicerani te Torino bashkohet me ish-trajnerin e Milanit, Marco Giampaolo.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024 me pagë prej 1.5 milionë euro në sezon.
Rodriguez al Toro! #WelcomeRodriguez #SFT pic.twitter.com/Ugf3bl9b21
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) August 19, 2020