Sir Stanley Matthews u pensionua në moshën 50-vjeçare dhe mbetet shembull për jetëgjatësinë në historinë e futbollit. Matthews ishte futbollist elitar.
E njëjta gjë mund të thuhet për ish-reprezentuesin e Japonisë, Kazuyoshi Miura, një tjetër futbollist profesionist, i cili në moshën 55-vjeçare ende luan në rangjet më të ulëta të futbollit japonez.
Megjithatë, në Uruguai, Robert Carmona mund të mburret si lojtari më i vjetër në historinë e futbollit.
Muajin tjetër, Carmona do të jetë 60-vjeçar dhe ai ende luan ndeshje zyrtare. Libri i rekordeve “Guinness” e ka verifikuar zyrtarisht këtë arritje, pas paraqitjes së dosjes voluminoze me dokumente, në të cilat ai është i përfshirë.
Carmonas iu deshën katër vjet për këtë njohje. Të mos qenit lojtar i niveleve të larta nuk e ndihmoi.
Edhe
1378 ndeshje - Fabio, portieri që po shkruan histori me Fluminensen
Procesi nisi në vitin 2010, kur i përkrahur nga vajza e tij Carmona nisi t’i dërgojë ekipit “Guinness” dokumente, si ditën e lindjes, fotografi dhe detaje të ndeshjeve.
Përfundimisht, ambasadorët e librit të rekordeve vizituan Uruguain për t’ia dhënë certifikatën që i takon.
Karriera e tij shënon 45 vjet aktivë mbresëlënës, me 30 klube në CV. Ka rreth 2200 ndeshje zyrtare të luajtura. Ndoshta më mbresëlënëse nga të gjitha është se ai asnjëherë nuk ndaloi së luajturi. Uruguaiani nuk e di se si arriti ta menaxhojë këtë.
“Në historinë e futbollit mund të kenë qenë 10-15 lojtarë të vjetër, por shumica e tyre ndaluan së luajturi dhe më pas iu bashkuan disa klubeve vite më vonë”, tha Carmona.
“Në rastin tim, unë kam luajtur pa ndaluar qëkur e nisa karrierën time profesioniste në vitin 1976. Nuk mund të jap përgjigje të lehtë si sekret i kësaj jetëgjatësie. Ka shumë faktorë: dieta e mirë, disiplina në stërvitje, shmangia e të qenit dembel, alkoolit dhe drogave dhe pavarësisht se kam pasur jetë të vështirë si fëmijë, gjithmonë kam vazhduar me qëndrim pozitiv. Duhet të keni nevojë për bindje të fortë, të besosh se ëndrrat mund të bëhen realitet, nëse synon diçka. Në jetën time nuk ka pasur gjëra të tilla për të cilat unë ‘nuk mundem’. Ndihem sikur më është dhënë një dhuratë dhe unë nuk e kam hedhur poshtë. Ndihem i gjallë dhe e kam energjinë e një të riu”.
Mst: Robert Carmona: Njeriu me pasion për futbollin
Carmona ka pasion për sportin dhe përkushtim po ashtu, duke mos munguar në stërvitje përveç kur është i lënduar.
“Edhe kur nuk jam me kontratë, unë gjithmonë ushtroj gjashtë apo shtatë herë në javë”, ka thënë Carmona.
Edhe
“King Kazu” po bëhet gati për edicionin e 40-të si futbollist profesionist
“Nëse jam i lënduar, provoj të rikuperohem sa më shpejt që mundem e të kthehem në formën më të mirë, të përballem me objektivat e mia që të mos e zhgënjej askënd. Për fat të keq kam pasur disa lëndime dhe operime që prej vitit 1980. Kam pasur tetë operime në total. Më kujtohet një ditë kur një mjek më ka thënë që unë duhet të tërhiqem nga të luajturit futboll. E shikova dhe thashë, ‘nuk e di se me kë jeni duke folur, pasi asnjë operim, as ky, e asnjë tjetër s’do të më bëjë mua të pensionohem nga futbolli. Mendoj se ai ishte gabim. Jam këtu, 40 vjet më vonë, duke luajtur dhe më i fortë se kurrë, falë Zotit”.
Mst: Nuk e mendon pensionimin
Carmona e merr seriozisht karrierën e tij si gjithmonë, pasi jetëgjatësia në futboll është bërë e mundur vetëm falë përkushtimit të madh. Ai thotë se nuk ka shkuar në ahengje qëkur ishte 16-vjeçar. Shton se është krenar që është ndryshe nga shumë lojtarë të tjerë.
Në moshën 59-vjeçare, uruguaiani tani hynë në fazën e karrierës, ku jo vetëm që është më i vjetër se të gjithë bashkëlojtarët, por edhe se shumica e trajnerëve të tij.
Pensionimi nuk është në horizont dhe se ai madje nuk dëshiron as të flasë shumë për mundësitë.
“Kur më pyesin për pensionim, më shqetëson paksa... unë them, për çfarë të pensionohem?”, shpjegon Carmona.
“Unë jam i zgjedhuri, legjenda e gjallë. Jam bërë lojtari më i vjetër aktiv në botë dhe do të vazhdoj. Ndihem si 25-vjeçar. Pensionimi nuk është në mendjen time. Dua që karriera të jetë mesazh për njerëz. Është vetëm një jetë dhe ne duhet të tregojmë se mund të jetojmë më mirë, të bëjmë jetë kualitative. Carmona nuk do të shkojë askund!”.
Carmona e ka kaluar shumicën e karrierës si mesfushor, por qëkur i ka kaluar të 40-t, ai lëvizi drejt qendrës së mbrojtjes. Pas 45 vjetësh së luajturi, ju mund të mendoni se ai i ka realizuar të gjitha ëndrrat, por ai ende është ambicioz.
Edhe
54-vjeçari Miura kalon në klub të ri
“Unë jam njohur dhe përgëzuar në Uruguai dhe madje edhe në skenën botërore, por dua që FIFA t’i marrë parasysh arritjet e mia dhe rekordin, pasi që konsiderohem si shembull i shkëlqyer i shëndetit, sportit, edukimit, përkushtimit, vlerave dhe profesionalizmit, të gjitha falë sportit më të popullarizuar në botë”, tha ai.
Carmona ende i numëron ditët deri kur të vijë e diela dhe ta luajë ndeshjen e radhës në karrierën e tij për skuadrën Hacele Un Gol A La Vida, që garon në rangun e katërt të futbollit uruguaian. Është një klub ku Robert Carmona e përdor talentin si futbollist për t’i ndihmuar ata me më pak.