Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“King Kazu” synon të luajë edhe në moshën 54-vjeçare

Tokio, 13 dhjetor – Ylli i futbollit të Japonisë, Kazuyoshi Miura ka insistuar se ai “e ka ende pasionin” për të vazhduar karrierën e tij në moshën 54-vjeçare pasi ende po i vijnë ofertat nga klubet japoneze që i kanë ofruar kontrata për të luajtur. Miura, i njohur si “King Kazu”, zgjeroi rekordin e tij si futbollisti më i vjetër i Japonisë këtë vit, duke u paraqitur për Yokohama FC, ekip që bën gara në divizionin më të lartë J-League. Mirëpo, kontributi i veteranit ishte minimal, duke menaxhuar vetëm një minutë aksion në ligë gjatë gjithë sezonit, pasi skuadra e tij përfundoi në fund të tabelës. Tani ai po shqyrton një sfidë të re, me oferta nga dy ekipe të nivelit të katërt që thuhet se tashmë i ka në tavolinë.

Miura tha se Yokohama FC gjithashtu i ka ofruar atij vazhdimin e kontratës, por ai është i vendosur të nënshkruajë për një ekip tjetër “me një vizion të qartë”.

“Unë kam thënë për 10 vjetët e fundit se nëse ka një ekip që më do dhe ka nevojë për mua, unë do të shkoj, pavarësisht se në çfarë divizioni është dhe kjo nuk ka ndryshuar”, ka insistuar Miura, i cili tha se po stërvitet vazhdimisht për ta mbajtur formën. “Për sa kohë që e kam ende pasionin, sigurisht që dua të vazhdoj të luaj. E kam ende pasionin”.

Miura thuhet se mori një ofertë për t'u bashkuar me skuadrën e nivelit të katërt Suzuka Point Getters, të cilët menaxhohen nga vëllai i tij i madh Yasuhiro. “King Kazu” tha se ai ishte i prirë për t'u bashkuar me një klub që ka ambicie për t'u ngjitur në divizionet e futbollit të Japonisë.

“Nëse një klub thotë thjesht ‘eja këtu’, kjo nuk është mirë”, tha Miura, i cili gjithashtu ka një ofertë zyrtare për t'u bashkuar me Kochi United të nivelit të katërt. “Është më mirë të shkosh në një klub me një vizion të qartë”.

Edhe 58-vjeçari Miura zyrtarizohet te klubi i ri Futboll 58-vjeçari Miura zyrtarizohet te klubi i ri

Miura, e cila do të mbushë 55 vjeç në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ka thënë se dëshiron të vazhdojë të luajë deri sa të mbushë 60 vjeç. Një nga futbollistët më të njohur të Azisë në vitet 1990, ai ndihmoi në vendosjen e futbollit në Japoni. Gjithashtu, e promovoi elitën e futbollit profesional të Japonisë, e cila prej vitit 1993 u njoh me emrin J-League. Miura u largua nga Japonia për në Brazil në vitin 1982 dhe nënshkroi një kontratë me Santosin në vitin 1986 për të bërë debutimin e tij profesional.

Ai bëri debutimin e tij në Japoni në vitin 1990 dhe u la jashtë Përfaqësueses së Japonisë që u paraqit në Kampionatin Botëror të vitit 1998. Miura ka regjistruar në total 89 ndeshje për Japoninë dhe ka shënuar 55 gola.